Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas shifrës 1.15 miliard euro të grumbulluar në Konferencën e Donatorëve, në kuadër të rindërtimit pas dëmëve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një shkrim në Facebook numri dy i socialistëve Taulant Balla shpreh falenderimet për shumën e dhuruar dhe bën premtime konkrete se ku do shkojnë këto fonde.
Sipas Ballës “Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.”
Postimi i plotë
Me optimizëm dhe me hashtagun “TiNukDoJeshKurrëVetëm” ai shkruan:
TiNukDoJeshKurrëVetëm?????
1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve
Mirënjohje të gjithë miqve ?të Shqipërisë sonë.
Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama:
Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.
Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.
Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.
#TogetherForALBANIA
#SëBashkuPërSHQIPËRINË?
R.G/FAXWEB.AL