Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ka fituar vëmendjen e mediave që ishin të pranishme gjatë takimit zyrtar që pati me kryeministrin i Indisë, Narendra Modi, me të cilin i shtrëngoi duart në New Delhi.
Sousa, bëri një gjest të pazakontë, duke bërë që dora e kryeministrit indian të shkojë herë lart e herë poshtë.
Lideri portugez njihet për mënyrën e pazakontë të shtrëngimit të duarve siç e dëshmojnë vizitat e shumta në vende të ndryshme të botës, ku është filmuar duke ua shtrënguar dhe shkundur fortë duart liderëve botërorë.
Një rast i tillë kishte ndodhur edhe gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump që kishte dalë për ta pritur, për pak sa nuk e rrëzua kur Sousa ia tërhoqi dorën dhe filloi t’ia shkundte dorën e tij të djathtë.
Oops, he did it again! Watch #Portugal’s president #Sousa performing his power greeting – this time with #Indian PM #Modi
MORE: https://t.co/Vj8HdPfxEB pic.twitter.com/HzrOzklHHm
— RT (@RT_com) February 16, 2020