Rreth 15 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Memaliaj janë prekur nga sëmundja e lisë. Shumica e tyre kanë shfaqur temperaturë dhe janë mbushur me puçra në pjesën më të madhe të trupit.
Burime bëjnë me dije se e njëjta situatë paraqitet dhe te fëmijët e kopshtit, por nuk dihet ende numri i personave të prekur.
Shumë prej prindërve janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë, dhe prej disa ditësh nuk i kanë çuar fëmijët e tyre në shkollë dhe në kopsht.
Çfarë është sëmundja e lisë:
Sëmundja e lisë së dhenve (variçela) është sëmundje që e kalojnë pothuajse të gjithë fëmijët dhe përveç bezdisë, kruajtjeve e problemeve që kanë në ditët e sëmundjes, një problem edhe më i madh janë shenjat që kjo sëmundje mund të lërë në lëkurë, të cilat besohet se mund të jenë të parikuperueshme.
Megjithatë, zhvillimi i mjekësisë estetike ka bërë të mundur që të eleminojë shenjat nga lia, por ky trajtim nuk mund të bëhet para moshës 18-vjeçare. Prandaj këshillohet që nënat të kujdesen më tepër t’i parandalojnë ato tek fëmijët sesa t’i shërojnë, sepse është proçes shumë më i vështirë dhe nuk mund të kryhet menjëherë.
(E.K/Faxweb.al)