Sot është zhvilluar sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku ndërsa Prokuroria kërkon të gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.
Mbrojtja e Kajmakut ka kërkuar pushimin e çështjes, por gjyqtarja Vjollca Spahiu ka vendosur të kalojë çështjen për gjykim. Agim Kajmaku është ende në kërkim prej 2 muajsh.
Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike, që kishte fshehur dënimin në Greqi, ku ishte kapur duke qarkulluar me monedha të falsifikuara.
Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.
Kajmaku është në arrati që prej shpalljes në kërkim, është nën masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Por pavarësisht se ndodhet në arrati, kompania e tij pak javë më parë arriti të fitonte një tender, që iu dha as më pak dhe as më shumë se nga Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Sandër Lleshaj.
(M.Q/Faxweb.al)