Në shkollën 9-të vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë mund të merret një vendim i papritur sa hap e mbyll sytë në lidhje me oraret mësimore, ndërsa prindërit dhe nxënësit e marrin vesh pikërisht ditën kur një vendim i tillë hyn në fuqi.
Kështu ka ndodhur me nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle ku këta të fundit janë shprehur për Fax Neës tepër të revoltuar me shtyrjen e mësimit të pasdites deri nëorën 18:25.
që pas tërmetit të 26 Nëntotorit cikli fillor dhe ai 9-të vjeçar zhvillojnë mësim në të njëjtën godinë.
Orari mësimor bëhet me dije se është shtyrë për ciklin fillor ndërsa prindërit kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar vendimin për të cilin pretendojnë se nuk kanë pasur asnjë lajmërim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)