Një efektive policie ka shkaktuar një tragjedi të përmasave të mëdha mesditën e sotme në Gjilan ku vrau me armë zjarri dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas veten.
Ndërkohë pak minuta më parë janë nxjerrë nga banesa ku edhe ndodhi ngjarja trupat e pajetë të familjes Bllaca, e cila humbi sot 5 anëtarët e saj.
“Valdete Bllaca ishte zyrtare aktive e forcave të policisë, pra nuk ka qenë e pezulluar”, deklaroi nënkoloneli Remzi Azemi.
Valdete Bllaca dyshohet se i ka marrë jetën dy prindërve Zeqir Bllaca 70-vjeçar dhe Hanife Bllaca 66 vjeçe si dhe vëllezërve Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar. Vetë policia ishte 45 vjeç.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaroi se familja që u shua në mënyrë tragjike ishte e ndershme dhe s`ka pasur probleme me njeri. Ai lajmëroi se në nder të kësaj familjeje, në Gjilan do të shpallet një ditë zie.