06:39 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E vërteta e sallës kirurgjikale në QSUT”, denoncimi i Pampurit: Pacientët rrezikojnë jetën në ashensor

12:02 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E vërteta e sallës kirurgjikale në QSUT”, denoncimi i Pampurit: Pacientët rrezikojnë jetën në ashensor

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri ka denoncuar nga Qendra Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” situatën dhe kushtet me të cilat duhet të ballafaqohen qytetarët dhe pacientët për shkak të munesës së shtretërve.

Sipas saj, nga 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër, kanë mbetur vetëm 7 me 90 shtretër pavarësisht se janë shpenzuar sipas saj miliona euro investime.

“Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik”, u shpreh ndër të tjera Pampuri.

Deklarata e plotë:

Pas propagandës për sallat e reja të kirurgjisë, sikur shqiptarë të ishin mjekuar shpellave deri më sot, ka një të vërtetë krejt ndryshe. Numri i sallave të shërbimit dhe numri i shtretërve për pacientët është zvogëluar.

Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën.

Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër.

Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune.

Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë.

Qeveria nuk ka prioritet pacientët për t’u krijuar kushte sa më të mira, pasi paguan 35 milionë euro në vit për disa koncesione korruptive dhe të dështuara në shëndetësi.

Ka edhe një problem tjetër madhor me sallat e reja të kirurgjisë. Përveç mbylljes së disave prej tyre dhe mbylljes se sallës së urgjencës në katin e parë, sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik.

Ky sistem përplas urgjencat me operacionet e planifikuara. Duke mos patur një sallë të posaçme për urgjencat, operacionet e planifikuara të pacientëve mund të zhvendosen, duke thelluar kaosin dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit, apo akoma me keq, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen privatit me shpenzime të tjera kolosale.

Të gjitha këto shqetësime i kanë ngritur disa nga mjekët kirurgë më të mirë të vendit. Siç jeni njohur, ata firmosën një peticion, ku i kërkuan Ministrisë së Shëndetësisë të mbajë hapur sallat e kirurgjisë së urgjencës, duke e quajtur mbylljen dhe reduktimin e sallave një atentat ndaj shërbimit të kirurgjisë.  Për fat të keq, fjala e tyre nuk u dëgjua nga kjo qeveri që veshët i mban hapur për të dëgjuar dhe plotësuar kërkesat e një grushti oligarkësh që kanë marrë peng sistemin e drejtësisë.

Prandaj, disa nga përgjegjësit kryesorë, si Ogerta Manastirliu apo Ilir Beqja duhet të japin llogari para drejtësisë për dëmin e madh që i kanë shkaktuar sistemit shëndetësor me koncesionet korruptive.

Partia Demokratike shpreh bindjen se një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vlerë vota, nuk ka prioritet qytetarët, por pasurimin e paligjshëm për vete. Gjithçka lidhet me votën e lirë, me llogaridhënien para votuesve dhe para drejtësisë!

Etiketa: oriola pampuriqsut
Pas

Skandal në Shkodër, Universiteti nuk zbaton VKM-në, studentëve iu merret tarifa e plotë. Zv.rektori çudit me atë që deklaron

Para

“U njohëm në Facebook”, zbardhet dëshmia e Adela Berishës: Nuk e ndihmoja Astritin në grabitje, se dija që vazhdonte vesin e vjetër

Para
“U njohëm në Facebook”, zbardhet dëshmia e Adela Berishës: Nuk e ndihmoja Astritin në grabitje, se dija që vazhdonte vesin e vjetër

"U njohëm në Facebook", zbardhet dëshmia e Adela Berishës: Nuk e ndihmoja Astritin në grabitje, se dija që vazhdonte vesin e vjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.