Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares Adela Berisha, e cila u arrestua pasi dyshohet se ndihmonte të dashurin e saj Astrit Thaci në grabitjet që ai kryente në qytete të ndryshme të vendit.
Thaçi akuzohet për të paktën 8 grabitje të kryera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në një prej të cilave la të plagosur dhe një kryefamiljar.
Në dëshminë e saj Adela Berisha ka mohuar që e ka ndihmuar Thacin të fshihej pas grabitjeve që kryente. 20 vjeçarja ka thënë para policisë se janë njohur në rrjetin social facebook.
Ajo ka thënë sëe Thaci i kishte treguar për të kaluarën e tij, ndërsa Berisha i ka kërkuar që të heq dorë nga ajo që bënte.
“Më pas pranova të kisha lidhje me të sepse e doja”, është shprehur e reja.
Ajo ka rrëfyer se kur është bërë arrestimi i 27-vjecarit ka qarë.
“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Dje (dmth më date 14 se më 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon.
Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një dhuratë për Shën valentin. Në fakt unë po prisja një unazë”, ka thënë Adela Berisha, e cila nuk dihet ende se kur do të dalë në seancë për masë sigurie.