Ervin Mete ish-zëvendësministri i Ekonomisë do të drejtojë Autoritetin Mbikëqyrës Financiar.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ndërsa më parë ky institucion drejtohej nga Ervin Koçi.
Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar ishte në krye të Bordit të AMF-së.
Ndërkohë, Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.
Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.