Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Libofshë të Fierit.
Në banesën e Muharrem Ziu në fshatin Libofshë, ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë është plagosur shtetasi Muharrem Ziu dhe nëna e tij Odeta Zaimi, kjo e fundit e paralizuar.
Mësohet se djali i familjes po ngrohte gjellën, në momentin që ka shpërthyer. Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të shumta materiale. Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.