Një 21-vjeçare është arrestuar nga ana e policisë në Durrës, pasi u kap me një sasi dozash kokaine. Gjatë kontrollit fizik, shtetases A.B, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë.
Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(E.K/Faxweb.al)