12:39 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ishte çun i mirë, u dashurua me vajzën kur e çova te shtëpia ime”, flet babai i Manjola Cukut: Pse e vrau dhëndri…

13:13 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Do marrim hak deri në 7 persona, tre fëmijët u gjetën mbi nënën e larë në gjak, djali i vogël donte të pinte”, motra e Manjola Cukut bën reagimin rrëqethës

Zbardhen detaje të reja për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyrë makabre.

Babai i viktimës, Kadri Lika ka thënë se sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit. Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse.

Ndërkohë Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, duke i thënë se ka një të dashur në Xhafzotaj.

Kjo ka çuar më pas në një konflikt prej kohësh, derisa më 1 shkurt Lulzim Cuku zgjodhi të vrasë me thikë në mesnatë bashkëshorten e tij nën praninë e tre fëmijëve te tyre në shtëpi.

”Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njohur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime, që atëhere sapo kishte mbaruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bashkë. Ranë dakord, ndejtën 3 vite fejesë. Bënë dasmën. Rrinte tek i vëllai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Greqi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi.

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu, por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ia mbushi mendjen të vëllait se ‘po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë’. Gruaja e saj ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo.

Tani vëllai i tij i thoshte që ‘ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty’. Nejse, ramë dakord, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakord, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat. Se unë e di si bëhet bashkimi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ia marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali”, tha Kadri Lika në  një intervistë.

Pas

“Vrasje dhe shkatërrim prone me zjarr”, OFL dërgon dy formularët e radhës në Tiranë (Pamjet nga makinat luksoze)

Para

Kaluan nga Shqipëria 1.3 ton kokainë, konfirmon ministri i Brendshëm Çulev: Ne sekuestruam vetëm 1 kg

Para
Kaluan nga Shqipëria 1.3 ton kokainë, konfirmon ministri i Brendshëm Çulev: Ne sekuestruam vetëm 1 kg

Kaluan nga Shqipëria 1.3 ton kokainë, konfirmon ministri i Brendshëm Çulev: Ne sekuestruam vetëm 1 kg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.