Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, njëherësh edhe përfaqësues i opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Damian Gjiknurit i cili u shpreh se PS nuk është dakord për propozimin e opozitës, për të përjashtuar për 4 vite nga Vetingu, gjyqtarët që merren me ankimimet zgjedhore.
Vasili deklaron se Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision të bllokojnë Reformën Zgjedhore dhe se po tentojnë të bllkokojnë transparencën e votës së lirë duke u fshehur pas pallavrave edramiste për reformen në drejtësi dhe shashkave propagandistike bajate.
“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!
Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.
Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.
Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.
Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.
Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.”- shkruan Vasili.