15:33 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës”, ish-ambasadori krah Metës: Mund të ketë bërë gabime por…

16:34 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votimi në OKB, Nesho: Imagjinoni sikur SHBA të thotë se pranon një zgjidhje tjetër për Ballkanin, ku do drejtohet për ndihmë Shqipëria?

Ish Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, një prej diplomatëve më të njohur shqiptar bën thirrje në mbrojtje të Kushtetutës.

Ish-ambasadori i Shqipërisë, tashmë edhe nënshtetas amerikan, shkruan i shqetësuar për grushtin e shtetit ndaj Kushtetutës dhe lojërat e pista të mazhorancës.

“Sot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai mund të ketë bërë gabime duke ndihmuar në instalimin  e këtij sekti në pushtet në 2013 apo lejuar në heshtje disbalancën e pushteteve dhe marrjen e kompetencave të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi.

Por sot Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar.”- shkruan Nesho.

Ja se ç’shkruan Agim Nesho:

Kur baballarët e kombit krijuan Kushtetutën Amerikane, një grua pyeti Benxhamin Franklin se cfarë modeli qeverisje kishin zgjedhur. “Republikë – tha Franklin, nëse ju mund ta mbani.” Shqetësimi i tyre qëndronte në mbrojtjen e shtetit dhe republikës nga arroganca e mazhorancës.

Shqipëria, që me revolucionin demokratik të 90-ës idealizonte perëndimin dhe sistemin Amerikan të qeverisjes. Por ndërsa amerikanët mbetën të vendosur dhe të përgjegjshëm në mbrojtje të vlerave të democracisë, shqiptarët mbeten peng të psikologjisë lindore të pranimit të pagabueshmërisë së liderit, autoriteti i të cilit dominon.

Shqipëria gjithmonë e më shumë po shket në një regjim autokratik dhe jo- liberal ku shteti ligjor gjithmonë e më shumë është vënë në funksion të interëeave oligarkike të një pakice që dominon pushtetin politik. Balancat e pushtetit janë prishur, institucionet e shtetit janë kapur, parlamenti është një shtojcë e ekzekutivit, nuk ka as transparencë dhe as llogaridhënie. Thjesht nuk ka as republikë dhe demokracia vegjeton imagjinare.

I vetmi institucion i pavarur që po reziston është institucioni i Presidentit të Republikës. Beteja e fundit ishte kapja e drejtësisë. Veprimi i fundit i regjimit për të kapur Gjykatën Kushteuese nuk është një luftë midis Presidentit dhe Mazhorancës së kapur të regjimit. Ajo është fillimi i instalimit të një shteti autoritar që kërkon të mbrojë interesat e tij duke kapur drejtësinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kushtetuta mund të jetë një ‘letër’ që mund të griset shpejt, por bashkë me të prishet kontrata sociale me popullin dhe e ardhmja që ai ka zgjedhur.

Sot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai mund të ketë bërë gabime duke ndihmuar në instalimin  e këtij sekti në pushtet në 2013 apo lejuar në heshtje disbalancën e pushteteve dhe marrjen e kompetencave të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi.

Por sot Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar.

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!

Etiketa: agim nesho
Pas

Zyrtare/ Grenell do të mbajë 3 detyra, ambasador, emisar për bisedimet dhe drejtor i zbulimit

Para

“Personi që pëlqeja u frikësua kur kuptoi problemin që kisha”, rrëfehet 23-vjeçarja me sëmundjen e lëkurës: Rri e ndrojtur, i shoh ndryshe vajzat e tjera

Para
“Personi që pëlqeja u frikësua kur kuptoi problemin që kisha”, rrëfehet 23-vjeçarja me sëmundjen e lëkurës: Rri e ndrojtur, i shoh ndryshe vajzat e tjera

“Personi që pëlqeja u frikësua kur kuptoi problemin që kisha”, rrëfehet 23-vjeçarja me sëmundjen e lëkurës: Rri e ndrojtur, i shoh ndryshe vajzat e tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.