Zëdhënësi i Zyrës në Berlin, Dick Custin, ka konfirmuar se emisari i Donald Trump, Richard Grenell, do të vazhdojë të mbajë tri pozitat e tij, si Ambasador në Gjermani, Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi dhe tashmë në pozitën e re të ushtruesit të detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare.
“Mund të konfirmojmë që Ambasadori Grenell do të shërbejë si Ambasador në Gjermani, i dërguar Special Presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe në Kosovë dhe tani në rolin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Për Inteligjencë Kombëtare, njëkohësisht”, ka thënë Custin për Gazetën Express.
Sot gjatë ditës është raportuar e se Richard Grenell do t’i mbajë të trija pozitat njëkohësisht.