Analisti Fatmir Merkoçi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës më 20 Shkurt të vitit 1991.
Markoçi tregoi përjetimet e tij përgjatë asaj dite historike duke treguar se asnjë skenar nuk ishte përgatitur nga protestuesit apo qarqe të tjera përr rëzimin e piedestalit por ka ardhur spontanisht.
“Ne nuk e prisnim atë pjesmarrje të njerëzve sepse ishte hera e parë që thirrej një protestë e tillë. U munduam të kordinojmë disa veprime, por nuk kishim përvojën për të bërë mitingje të tilla. Ishte krijuar pluralizmi në Shqipëri, ishte krijuar Partia Demokratike dhe ne ishim aktivët në njëfarë mënyre, në këtë mënyrë ndamë disa detyra. Duke parë masivitetin e njerëzve më ka ardhur ideja për t’i thirrur njerëzit tek komiteti qëndror.
Ky ka qenë momenti i shkëputjes nga Qyteti Studenti për të dalë në shesh. Rrugës nga Liceu për tek bulevardi, tek kryeministria filloi përleshja e parë me policinë të cilët përdorën dhunë. Komandanti i ushtrisë nuk donte të na lejonte, dhe për të na ndaluar ishte hera e parë që përdoreshin fizikisht armët, dha urdhër për zjarr, njerëzit u trembën dhe revoltuuan njëkohësisht. Tek ura në boulevard kemi gjetur tanked he mjete ushtrie, ngjitem nga bulevardi drejt sheshit skënderbej.
Kur kam hipur sipër monumentit të Skënerbeut kam parë se si ishte pushtuar sheshi nga makina të blinduara, qen etj. Çdo veprim I yni ishte I kundraligjshëm sepse ishte nxjerr një ligj për ruajtejn e monumenteve rreth qendrës. Tek Banka ka filluar përplasja me Policinë. IShte hera e parë që njerëzit shkulnin pllakat e trotuareve, nuk ishte menduar një gjë e tillë. U arrit të kalohet kordoni i policisë dhe e ndjemë veten të çliruar, filluam ta godasim dhe gërvishtur piedestalin.
Kam hipur në piedestal duke valvitur një flamur dhe aty jam goditur. Një helikopter na qëndronte gjithë kohës mbi kokë, tarracat ishin mbushur me snajpera. Në momentin që jam plagosur, më kanë marrë dhe më kanë ngjitur në kalin ku është vendosur piedestali i Skënderbeut, dhe duke më ekspozuar si një i dehur, aty kanë shpërthyer njerëzit që arritën ta shembin si piedestal. Ne nuk jemi nisur për ta rrëzuar piedestalin, erdhi me urrejtjen, nuk kishte asnjë skenar”, tha Merkoçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)