Është publikuar lista zyrtare e të gjitha donacionave që u mblodhën për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Shqipëria ka grumbulluar në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin nga tërmeti 26 nëntorit, mori nga donatorët 1.15 miliardë euro.
Nga kjo shumë totale, më shumë se 295 milionë euro janë grante, kurse 853 milionë euro të tjera janë hua. Kurse një shumë prej 3 milionë euro janë ofruar në të mira dhe materiale.
Nga pjesa totale prej 1.15 miliardë euro, 400 milionë euro janë ofruar si ndihmë për Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Zhvillimit. Nga këto, 154 milionë janë grante, kurse 246 milionë janë hua. Kurse pjesa më e madhe e ndihmës totale, vjen kryesisht nga vendet e Azisë.
Vendi më bujar ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ofruar një shumë të jashtëzakonshme prej 70 milionë euro grant. Në vend të dytë është Turqia, e cila ka ofruar një grant prej rreth 45 milionë euro, e cila do të shkojë për ndërtimin e 500 banesave në Laç. Më pas vjen Gjermania, e cila të gjithë shumën prej 11 milionë euro e ofroi në formë granti.
Italia, e cila ofroi një shumë prej 91 milionë euro nga këto 5 milionë grante kurse 86 kredi me interes të butë. Edhe Franca e cila ofroi një shumë të konsiderueshme prej 61 milionë euro, nga këto vetëm 1 milion ishin grant.
Nga vendet e tjera që kanë ofruar një shumë të konsiderueshme në formë granti, janë Zvicra me 9 milionë euro, Suedia me 5.6 milionë euro, Katari me 4.6 milionë euro, SHBA me 4.3 milionë euro, Holanda 3 milionë euro, Polonia 2.7 milionë dhe Serbia me 2 milionë euro.
Grantet e mëdha:
Emiratet e Bashkuar Arabe 70 mln Euro
Turqia 45 mln Euro
Gjermania 11 mln Euro
Suedia 5.6 mmln Euro
Italia 5 mln Euro
Katari 4.6 mln Euro
SHBA 4.3 mln Euro
Holanda 3 mln euro
Polonia 2.7 mln Euro
Serbia 2 mln euro
Discussion about this post