Liverpooli duket i pandalshëm këtë sezon në Premier League, teksa po ecën me hapa të sigurta drejt titullit kampion që mungon prej shumë vitesh.
Një tifoz 10-vjeçar i Manchester United, duket se është lodhur nga ecuria fantastike e Liverpoolit dhe ka vendosur t’i shkruajë, trajnerit Jurgen Klopp, duke i iu lutur të mos fitojë më.
“I dashur Jurgen Klopp. Unë quhem Daragh. Jam 10 vjeç. Shkoj në shkollën Glensuilli N.S në Donegal. Bëj tifo për Manchester United dhe arsyeja që po të shkruaj është për t’u ankuar. Liverpooli po fiton shumë ndeshje. Nëse fitoni edhe 9 të tjera, atëherë do të bëheni skuadra me rekordin më të gjatë të pathyeshmërisë në futbollin anglez. Kjo është shumë e trishtë për një tifoz të United. Kështu që herën tjetër, të lutem bëje Liverpoolin që të humbasë. Thjesht lejo ekipin tjetër të shënojë. Shpresoj të të kem bindur që të mos e fitosh kampionatin apo ndeshjet e tjera. Sinqerisht i juaji, Daragh”, shkruan Daragh Curley.
Por, ai mbeti i çuditur kur mori një përgjigje zyrtare nga Klopp, i cili pavarësisht se e refuzonte me mirësjellje kërkesën e tij, i dha djaloshit disa këshilla:.
“Fatkeqësisht, në këtë rast unë nuk mund ta plotësoj kërkesën tuaj, jo me dëshirën time. Aq sa ju doni që Liverpooli të humbasë, është detyra ime që të bëj gjithçka mundem për ta ndihmuar Liverpoolin të fitojë sepse ka miliona njerëz në botë që duan që kjo të ndodhë dhe unë nuk dua t’i zhgënjej ata. Një gjë që mund ta them me siguri që nuk do të ndryshojë është pasioni yt për futbollin dhe klubin tënd. United është me fat që të ka ty. Edhe pse klubet tona janë rivale të mëdha, ne gjithashtu kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Për këtë është futbolli”, shkruhet në letrën që Klopp i ka kthyer djalit.
Discussion about this post