Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos të cilës i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.
Meta shkruan në rrjetet sociale se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni.
“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.
Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”. ?????”, shkruan Meta
(F.GJ/FAXWEB.AL)