Në lidhje me operacion e mbrëmshëm ku gjatë një aksioni policor në qytetin e Vlorës që kishte si qëllim parandalimin dhe goditjen e në tentativë të një grupi që po tentonte futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Në këtë operacion u ndaluan 6 persona përgjegjës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë ishte një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Mediat italiane shkruajnë se materiali u udhëtoi sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”.
Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinave të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit “Damian” që nga udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Qese të zeza plot me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget.
Sipas të dhënave të para, të paktën 15 udhëtime të tjera u bënë nga Italia. Kapiteni i trageteve dhe zëvendësi i tij ishin midis të arrestuarve.
Sipas informacionit të marrë në rrugën operative nga strukturat e departamentit të policisë kriminale cituar nga mediat italiane, një traget që po largohej nga Italia transportonte një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim depozitimin e tij në Shqipëri.
R.G/FAXWEB.AL