Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 52 vjeçare kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Kryebashkiaku Memolla mesohet se pësoi arrest kardiak, ndërsa mjekët nuk mundën të bënin më dot asgjë për të.
Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vitin e kaluar, ku pasoi në detyrë Beqir Nuredinin.