Kryeministri Edi Rama ka reaguar me 2 postime të njëpasnjëshme në Twitter kundër lëvizjeve të fundit të Presidentit Meta dhe deklaratave të opozitës duke i quajtur ata të marrosur pas deklaratave publike të dashurisë që i bëri BE dhe bota në Konferencën e Donatorëve me 17 shkurt.
Ai i kërkuar popullit shqiptar që t’i harrojë dhe ti lërë ata të digjen në zjarrin e urrejtjes, ndërsa në fund shprehet i bindur që Shqipëria kërkon nga ai ta çojë para përmes reformave dhe punëve që veç ai i ka bërë.
Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…
— Edi Rama (@ediramaal) February 22, 2020
Mos humbim kohë me ta,janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.
— Edi Rama (@ediramaal) February 22, 2020