21:01 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konfirmohen në Berat 4 raste me AH1N1, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës një person

17:40 | 25/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njësia e helikopterëve, dy misione shpëtimi në pak minuta (VIDEO)

Një rast i rëndë, me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim.

Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët konfirmojnē se në këtë qark janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se, rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.  Ajo nuk e ka cilësuar rastin të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorrën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT, ku do ti nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit, që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.

Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon për Fax News se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qënë raste të rënda. Sipas Vilës, të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se, në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.

Ajo konfirmon se, “kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit””. Mjekja Vila konfirmon se, “edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantine, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësoj merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgojn në Tiranë”.

Mjeku i Repartit të Urgjencës, Xhezair Guri, ka pohuar për Fax News se, rasti i ardhur nga Skrapari, në gjendje të rënduar insufiçence respiratore,  është dërguar në Tiranë.  Sipas mjekut Guri, personeli është i mirëtrajnuar për të përballuar një situatë të mundshme virale.

Pas

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, a është karantina për koronavirusin arsyeja?

Para

I mbuluar nga gjaku brenda depos, gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi

Para
I mbuluar nga gjaku brenda depos, gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi

I mbuluar nga gjaku brenda depos, gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës, tregojnë “muskujt” në Paqësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.