Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsonit ka vendosur që të sekuestrojë një automjet të blinduar të Durim Bamit, i cili ka qenë subjekt i ligjit special, i njohur ndryshe si OFL.
Vetë Bami kishte deklaruar pronësinë e një makine dhe një shtëpie, por kjo e fundit nuk mund të sekuestrohet sa kohë që shërben si strehë për familjarët e tij.
Pavarësisht se aludohet për pasuri që kapin shifra miliona eurosh, Policia nuk ka mundur që të zbulojë asgjë, përveç formularit që ka deklaruar vetë Bami.
Pikërisht kjo ishte një nga kritikat më të mëdha që iu bënë OFL-së nga juristë dhe ekspertë të fushës, që policia duke qenë se nuk është gjykatë, nuk mund të marrë pjesë në hetime të thelluara, dhe iu lë liri personave të dyshuar që të plotësojnë çfarë të duan në formular.
Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.
Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.
Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.
(E.K/Faxweb.al)