17:25 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jo mo burrë, ç’a xhelozie 60 e ca vjeç”, dhëndri i familjes Tosuni tregon shkakun e krimit në Durrës: Dje piva kafe me Ruzhdiun…

14:49 | 26/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jo mo burrë, ç’a xhelozie 60 e ca vjeç”, dhëndri i familjes Tosuni tregon shkakun e krimit në Durrës: Dje piva kafe me Ruzhdiun…

Durrësi u trondit paraditen e sotme nga vrasja e një gruaje, brenda në një dyqan metrazhesh nga ana e bashkëshortit të saj.

Në media u tha fillimisht se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, po sipas dhëndrit të familjes, Kastriot Berisha, gjithçka ka ndodhur pas një tensioni të momentit.

Ai ka treguar për mediat se familja ka qenë shumë e rregullt dhe nuk kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre.

“Shkak ka qenë një konflikt i çastit. Thjesht debat prej tensionit të momentit. Kanë qenë shumë normal me njeri-tjetrin. Madje dje piva kafe me Ruzhdiun. 

Jo mo burrë, ça xhelozie, çfarë xhelozie 60 e ca vjeçe. Kanë qenë një familje e rregullt, nuk kanë pasur asnjë problem as për çështje pronësie, është pa lidhje fare”, tha Kastriot Berisha.

Ruzhdi dhe Hajdie Tosuni kishin tre vajza nga martesa e tyre e gjatë, dy prej të cilave jetonin në qytetin e Durrësit, dhe një tjetër në Itali.

Mësohet se çifti është konfliktuar fillimisht dhe gjatë debatit bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, ka goditur fillimisht Hajdien me një levë hekuri, ndërsa më pas e ka qëlluar edhe me gërsherë.

Pas krimit, ai ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin bashkë dhe ka shkuar për të blerë cigare. Më pas ka hyrë në farmacinë pranë biznesit të tyre duke i thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.

Ruzhdi Tosuni është ulur në hyrje të biznesit duke pirë cigare, ndërkohë që policia vinte në vendin e ngjarjes.

Ai është shprehur se kishte 30 vite që e duronte gruan e tij, dhe se kjo situatë nuk mund të vazhdonte më.

Etiketa: hajdije tosuniruzhdi tosunivrasja ne durres
Pas

Nuk gjetët në farmaci? Si ta bëni vetë xhelin dezinfektues në kushte shtëpie!

Para

Bie marrëshja me ‘Fushën” për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Bashkia këmbëngul: Do të ndërtohet me lekët e buxhetit të shtetit

Para
Firma daneze “Bjarke Ingels” tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Bie marrëshja me 'Fushën" për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Bashkia këmbëngul: Do të ndërtohet me lekët e buxhetit të shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.