10:08 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ndikoi Koronavirusi?! Euro pëson rritje, ja sa u këmbye sot

14:42 | 27/02/2020
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mund të paguheni 4600 euro në vit, kjo është puna më çuditshme në botë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë përgjatë dy ditëve të fundit, duke u ngjitur sot në kuotën e 122.48 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i këtij viti dhe më i larti që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar.

Aktorët e tregut pohuan për Monitor se arsyeja e kryesore e forcimit të euros është ndikimi i tregjeve ndërkombëtare. Euro është forcuar në bursa përkundrejt dollarit. Për shkak edhe të volumeve të ulëta tregtare, forcimi në tregjet ndërkombëtare është reflektuar më shumë në tregun vendas. Ekspertët përjashtojnë ndikimin nga përhapja e Coronavirusit në Itali dhe vende të tjera të Europës.

Në bursat ndërkombëtare euro është forcuar ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit, pasi kishte rënë ndjeshëm poshtë 1.08 dollarëve në 25 shkurt pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit në Itali dhe kthimit në një pandemi, duke iu afruar nivelit më të ulët nga prilli 2017. Një euro u këmbye sot në bursa me 1.094 dollarë, me një rritje prej 0.61% me bazë ditore.

Euro e mori disi veten kundrejt monedhës së gjelbër gjatë ditës së sotme, pasi tregtuesit po presin raportin se Ministri i Financave të Gjermanisë po shqyrton lehtësimin e shtrëngimeve fiskale me qëllim nxitjen e ekonomisë që ka ngecur.

Bursat kanë qenë të trazuara ditët e fundit, pasi virusi tani po përhapet më shpejt jashtë Kinës sesa brenda, duke shkaktuar frikë se ndikimi ekonomik i frenimit të udhëtimit, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe kërkesa në rënie mund të jenë shumë më të mëdha nga sa parashikohej më parë.

Agjencia Vlerësuese Moody’s ka thënë se nëse epidemia kthehet në pandemi, atëherë rrezikohet një recesion global. “Koronavirus ka qenë një goditje e madhe për ekonominë kineze, e cila tani po kërcënon të trokasë ekonominë globale nga biznesi. Një recesion global ka të ngjarë të ndodhë nëse COVID-19 do të shndërrohej në një pandemi, dhe shanset për këtë ndodhi janë të larta, ndërsa rastet në Itali dhe Korenë e Jugut rriten. Ekonomia amerikane është më e izoluar nga ndikimi i virusit, por nuk është imun, dhe madje në këtë skenar ndoshta do të pësonte rënie”, tha agjencia. Monitor

Pas

Koronavirusi prek edhe futbollin, lojtari italian rezulton pozitiv

Para

Mungesa e transparencës rrit panikun, Koduzi: Mjekët nuk kanë as maska dhe doreza

Para
Mungesa e transparencës rrit panikun, Koduzi: Mjekët nuk kanë as maska dhe doreza

Mungesa e transparencës rrit panikun, Koduzi: Mjekët nuk kanë as maska dhe doreza

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

OKB dënon sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë në Gaza

I dërguari i Trump për Ukrainën mohon pretendimet penguese të Rusisë, kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.