Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Zyra e tij ndërsa theksojmë se një lëvizje e tillë vjen pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.
Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesditë.
Më herët është raportuar përplasja mes dy partnerëve qeveritarë LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Richard Grenell nuk do ta presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për ta hequr tarifën ndaj mallrave serbe. Nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen. Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë do të ndodhë pas të premtes, por një gjë është e sigurt: raportet tona me Amerikën nuk do të jenë më të njëjta.