21:04 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetëvrasja e Fatmir Kolecit, Policia: Plagosi një efektiv të FNSH gjatë aksionit, si ndodhi ngjarja

19:16 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet fotoja e autorit të vrasjes së dyfishtë në Mirditë, policia jep miliona lekë për kapjen e tij

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e Fatmir Kolecit në fshatin Zejmen të Lezhës i cili dy netë më parë vrau në oborrin e banesës së tyre ish-bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve dhe të vëllanë e saj në Kodër-Rrëshen të Mirditës.

Sipas Policisë, vrasësi i Esmeralda dhe Vladison Filopatit është lokalizuar disa orë pas ngjarjes ndërsa në orët e pasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Pavarësisht se forcat e FNSH-së i kanë bërë thirrje të dorëzohet pas rrethimit të banesës, Koleci nuk është bindur ndërsa në një moment ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë ku ka mbetur i plagosur një efektiv i FNSH-së së Shkodrës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj në ndihmë të FNSH-së kanë shkuar edhe forcat e RENEA-as ku autori pasi ka konstatuar se nuk kishte shpëtim, ka qëlluar me armë zjarri veten duke mbetur i vdekur.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: esmeralda filopatifatmir kolecivetevritet
Pas

Ramush Haradinaj, dramatik: Albin Mashtruesi u dorëzua, je përgjegjës për ripushtimin nga Serbia

Para

Shqipëri: Barometri i Sigurisë, mosbesim ndaj luftës kundër krimit

Para
Shqipëri: Barometri i Sigurisë, mosbesim ndaj luftës kundër krimit

Shqipëri: Barometri i Sigurisë, mosbesim ndaj luftës kundër krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

Stadiumi, biletat dhe entuziazmi i tifozëve, Baku thirrje për mbështetje të kuqezinjve: Në stadium duhet të shkojnë ata që shkojnë rregullisht.

VV-PDK gati për zgjedhje të dyfishta, presidentja konsultohet me partitë, votohet në mesin e tetorit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.