Kreu i KED Ardian Dvorani po pyetet sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, lidhur me përplasjet mes institucioneve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Dvorani tha se në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, të gjitha institucionet janë të barabarta, dhe presidenca nuk mund ti tërheqë vëmendjen KED-së për vendimet që merr.
“KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit.
U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese 15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë.
Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushtet e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen.
Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t’u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë.
Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate. Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore ndaj një tjetre. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre”, tha Dvorani.
Ndërkohë që kreu i KED tha se interpretimi i Kushtetutës mund të jetë i ndryshëm, dhe se qendrimet e mbajtura ana ana e presidentit Meta janë tërësisht politike
Dvorani foli dhe për mënyrën e pikëzimit të kandidatëve të Gjykatës së Lartë që sipas tij kanë qenë tërësisht transparente.
“Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili anëtar është i pavarur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit kolegjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës.
Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës. Thelbi është se ne e kemi ezauruar tani procesin. Është një procedurë administrative. Nuk kishim asnjë lloj vendimmarrje. Thamë se duhet të shohim dhe do ta përcjellim dokumentacionin. Është marrë vendim kolegjial për dërgimin e listave.
Për çdo vend vakant ka një relator. Rendin e ditës e kam organizuar unë dhe radhën për shqyrtimin e mbledhjes. Vendi i parë vakant është shpallur në janar të vitit 2017, ndërkohë që vakancat ishin shpallur në vitin 2016. Shpallja e vakancës ka disa afate. Nuk kam dijeni pse presidenti dhe Kuvendi i shpallen vakancat me 7 dhe 12 shkurt 2017.
Ne i numërtojmë sipas kohës kur mbërrin dokumentacioni. Nga momenti kur paraqitet dokumentacioni, KED mblidhet brenda 5 ditëve. Radha e supozuar është çështje tjetër. Nuk mund të hamendësohet se pse ne e bëmë atë renditje”, u shpreh Dvorani.