18:33 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ KQZ e miraton me 4 vota pro kërkesën: Beteja për Referendum sapo ka filluar

16:25 | 28/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ KQZ e miraton me 4 vota pro kërkesën: Beteja për Referendum sapo ka filluar

Foto ilustruese

Avokatja dhe aktivistja e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditër se në mbledhjen maratonë të Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, është parashtruar kërkesa për referendum në lidhje me ndryshimet e Sistemit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Sipas saj, janë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse e duan apo jo sistemin zgjedhor aktual në duke shtuar se gjatë seancës së sotme u arritën 3 konkluzione që përfshijën pranimin e kërkesës, u caktua afati 10 ditor për saktesimin e objektit për pyetjen referendare si dhe KQZ votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën.

Gjikondi shkruan se referendumi sapo ka filluar ndërsa thekson se mbetet në pritje të formularëve për të filluar mbledhjen e firmave në të gjithë vendin.

Ragimi i plotë:

Njoftim!

Sot, datë 28 shkurt 2020 u mor në shqyrtim nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ( KQZ) kërkesa jonë si 12 nismëtarë për realizimin e një referendumi konsultues në lidhje me ndryshimin e Sistemit Zgjedhor në Republikēn e Shqipërisë, ku parashtuam kërkesën qē tē jenë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse e duan apo jo sistemin zgjedhor aktual në Republikën e Shqipërisë.
Mbas një seance maratonë mes debateve dhe analizave, u arrit:
1. Pranimi në parim i kërkeses për rëndësinë e saj.
2. Ju la grupit nismëtar një afat 10 ditor për saktesimin e objektit për pyetjen referendare.
3. K.Q.Z votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën.

Beteja për Referendumin sapo ka filluar dhe mbetemi optimistë se do të pajisemi me formularët tip për të filluar mbledhjen e firmave në tē gjithë vendin pēr një çështje thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: brizida gjikondi
Pas

Turqia hap kufinjtë, mijëra sirianë mësyjnë në Greqi (VIDEO)

Para

“Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe” mjeku flet për helimin e nxënësve në Fier: Mund të jenë edhe viroza stinore

Para
Dalin pamjet e gjimnazistëve në spital/ “Nga se u helmuan nxënësit në orën e mësimit?” Flet mjeku në Fier

“Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe” mjeku flet për helimin e nxënësve në Fier: Mund të jenë edhe viroza stinore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Harvard, Trump fillon heqjen e vizave për studentët e huaj. Afat 30-ditor universitetit për t’u kundërpërgjigjur

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

Ngjarje e rëndë në Siberi, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen, autori vdes mes flakëve

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

Vjehrra denoncon zhdukjen e nuses së djalit në polici,17-vjeçarja u largua dhe nuk u kthye më

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.