Disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier raportohet se kanë pëfunduar në spital për shkak se janë asfiksuar nga tymi, ndërkohë që po zhvillonin një reaksion kimim në laboratorin e kimisë.
Mësohet se 6 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Mjeku reanimator në spitalin e Fierit, Klinton Gjerazi ka thënë se në spital kanë erdhur 10 persona të helmuar, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Mjeku ka thënë se priten analizat për të shpjeguar më qartë situatën.
“Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, diçka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet. Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike… ” u shpreh mjeku.