Femrat gjithmonë kanë nevojë që të nxehen para seksit, sepse ato nuk nxitojnë. Mos harroni se seksi nuk ka rëndësi shpejtësia por cilësia dhe sasia e pasionit që çlironi.
Ato dëshirojnë puthje dhe prekje të buta, me këto kurrë nuk do të shkoj puna keq me to.
Edhe nëse nuk e keni planifikuar që të bëni seks, kjo butësi do ta shndërroj femrën në një femër të egër që do të të hidhet përmbi pa diskutuar.
Me këto gjashtë ‘lojëra’ seksi do të jetë më i mirë:
Ngadalësia
Seksi nuk është një garë për të thyer ndonjë rekord apo të merrni medalje. Femrat duan paralojë seksi me prekje dhe puthje. Mund t’ia prekni barkun ngadalë, duart, këmbët gjithashtu… shpejt mund të ndërroni ndonjë fjalë dhe të prekni fytyrën e saj derisa ajo flet.
Filloni me pak gjëra dhe prisni
Filloni duke e puthur atë në trup dhe më pas ndaluni që të pritni që ajo të filloj. Nëse ajo dëshiron pak më gjatë të vazhdoni, atëherë mund të vazhdoni edhe pak, e më pas ajo kthehet në aksion.
Puthje shumë të buta
Sa më të buta puthjet, aq më i madh pasioni i saj. Tregohuni dashnor i vërtetë, e jo thjeshtë një makinë seksi. Duhet të koncentroheni tek buzët në fillim por duke mos lënë pas edhe qafën dhe zonën afër veshëve, ku janë edhe zonat erotike.
Kafshoni ngapak
Në mes puthjeve, kafshoni ngapak sidomos afër veshëve dhe në qafë. Të jetë kafshim i butë por duhet të jetë në momente specifike. Të gjitha këto e shkrijnë femrën që kini pranë.
Tregojini asaj se sa e doni
Përshpëritni në vesh se sa e bukur është, le ta ndjenë ajo frymën tuaj të nxehtë në vesh. Shumë femra nga ky veprim “çmenden”.
Duhet të jeni të paparashikueshëm
Mos i hiqni pantallonat, këmishën pa u pajtuar dhe hiqni çorapet… Kjo do ta qetësoj dhe do ta bëj femrën më të zjarrtë për seks. Bëhu spontan dhe i paparashikueshëm. Është më mirë të mos e dini se çka do të bëni në momentin e ardhshëm ngaqë pasiguria dhe spontaniteti është më emocionuar.