Duke nisur prej mbrëmjes së të shtunës, Turqia vendosi të anulojë fluturimet e pasagjerëve me Italinë, Irakun dhe Korenë e Jugut.
Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.
Nëpërmjet një njoftimit në Twitter ai u shpreh se anulohen fluturimet drejt këtyre vendeve, por nuk dha afate se sa do të qëndrojë kjo masë.
Kujtojmë se në Itali ka shkuar në mbi 1049 persona numri i të prekurve nga koronavirusi, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 29.
Koronavirusi është përhapur në më shumë se 50 vende të botës, ndërkohë gjatë ditës së djeshme është shkaktuar dhe viktima e parë në SHBA.
Ndërkohë që ndërprerja e fluturimeve është një alternativë që derimë tani nuk është menduar nga ana e qeverisë shqiptare.