07:50 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftë me emigrantët mes Turqisë dhe Greqisë, dyndje masive drejt kufijve

15:24 | 01/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftë me emigrantët mes Turqisë dhe Greqisë, dyndje masive drejt kufijve

Me sa duket konflikte mes Turqisë deh Greqisë po thellohet ndërsa preteksti qëndron tek emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes.

Prej 24 orësh shteti fqinj ka bllokuar shumë se 13000 emigrantë që përpiqen të hyjnë nga kufiri greko-turk, bëjnë me dijeinformacione të dala nga qeveria.

Mbrëmjen e së shtunës dhe orët e vona të natës janë kryer disa përpjekje përmes pyllit në pikën kufitare të Kastanjës në lumin Evro nga grupe emigrantësh të cilët madje kanë përdorur edhe gurë e sende të forta, por kanë gjetur qëndresë nga forca të shumta të policisë dhe ushtrisë që ka dërguar si përforcime pala greke.

“Këmbëngulim dhe mbajmë të izoluara kufijtë tanë në mënyrë që të ndalim këtë fluks gjigand që po na bën presion prej pardje në mbrëmje”, tha Panagiotis Hareleas nga Forcat kufitare greke.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se janë arrestuar të paktën 77 persona duke shtuar se ata nuk kanë qenë sirianë nga Idlibi ,por nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

“Është me së e qartë se bëhet fjalë për fluks emigrantësh nga nacionalitete të tjera. Nuk janë sirianë . Pasi janë lajmëruar filluan të vijnë deri në kufij dhe këtë valë po përballojmë deri më sot”, thotë ai më tej.

Forcat greke të sigurisë janë përhapur tashmë duke patrulluar brigjet e lumit Evros ndërsa shpërndajnë material dhe lajmërojnë me autoparlante emigrantet se Greqia nuk do të hapë asnjë pike kufiri per kalimin e tyre. Edhe ministri i Mbrojtjes qe ka shkuar ne zone ka deklaruar se Greqia po i ruan kufijtë e saj nga ky sulm i organizuar prej Ankarasë.

Qeveria greke e konsideron fluksin e madh të emigrantëve që po përballet këto tre ditë në kufirin lindor të saj, si një presion e kërcenim që po bën presidenti Erdogan ndaj Greqisë dhe BE, pasi dhjetëra ushtarë turq kanë humbur jetën në Idlib nga bombardimet e trupave siriane të mbështetura nga forcat ruse.

Në axhendën e këshillit të sigurisë të qeverisë greke pasditen e së dielës, edhe fluksi i ri në ishujt e Egjeut ku gjendja është tepër e rënduar nga numri i madh i emigrantëve. Vetëm në 24 orët e fundit kanë mbërritur më shumë se 530 persona dhe gjendja mbetet tepër alarmante. Përveç Austrisë që ka premtuar dërgimin e përforcimeve masa për të ndihmuar Greqinë pas Komisionit Europian, po merr edhe Agjencia Europiane e Rruajtjes së Kufijve Frontex.

Pas

Thirrja e fortë e PD-së ndaj demokratëve: Kur shkelet Kushtetua, bie shteti. Bashkohuni me tubimin e 2 Marsit

Para

“Mirësevini për Pranverën Kuqezi”, Meta publikon videon e emigrantëve nga Greqia

Para
“Mirësevini për Pranverën Kuqezi”, Meta publikon videon e emigrantëve nga Greqia

"Mirësevini për Pranverën Kuqezi", Meta publikon videon e emigrantëve nga Greqia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.