Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka lajmëruar një dalje të Ilir Metës para mediave në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme.
Sipas Blushit, në ketë konferencë, Meta ka për të denoncuar një një krim të tmerrshëm kushtetues përpra gjithë popullit shqiptar.
“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!”, shkruan Blushi.
Kujtojmë se konferenca e Metës vjen vetëm 24 orë përpara se ç’është njoftuar tubimi që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të thirrur prej tij, ndërsa më herët, ai ka denoncuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh që janë bërë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë ditës së sotme, nga ana tjetër nuk kanë munguar replikat në distancë mes dhe Ilir Metës dhe Edi Ramës ku ky i fuyndit deklaroi në punimet e Kongresit të PS-së se teksa u ka kërkuar shqiptarëve që mos të gënjehen, pasi në 2 Mars nuk do të ketë besëlidhje, por ”besëlike”.
“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama para të rinjve.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidencës përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruan se Rama është shqetësua nga tubimi i nesërm, pasi gjithë jetën e tij e ka ndërtuar në pabesi ndaj të afërmve të tij.
“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes!
Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.
Duhet theksuar se mënyra e artikulimit të njoftimit të bën të mendosh se Meta ka planifikuar të denoncojë diçka për të cilën mund të mos ketë folur më parë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)