Një shpërthim tritoli i mori jetën një personi ndërsa plagosi rëndë një tjetër në një gurore në Krujë ndërsa Policia njofton se për ngjarjen janë arrestuar tre persona.
Personat e arrestuar janë Neritan Jaupaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës, G.D., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit, K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në guroren e Kurçajt në Nikël ndërsahumbi jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe mbeti i plagosur Gani Demushaj 55 vjeç.
Një natë më parë u njoftua shoqërimi i përfaqësuesit ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Mësohet se gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt ky ia kishte lënë në administrim prokurorit Neritan Jaupajt.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites ndërsa Policia e njoftoi atë vetëm në mbrëmje
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet në flagrancë përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë.
Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë, punonjës të firmës.
Si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, me detyrë administrator dhe drejtues teknik.
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.
B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.
G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:
K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)