Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje te autostadës Vlorë- Levan. Mësohet se në fokus të kontrollove personat të cilët janë problematikë apo të skeduar më herët.
Burime beëjnë me dije se janë duke u resgjitruar dhe kontrolluar automjetet që mund të ketë destinacion Tiranën për protestën.
Në shënjestër të kontrolleve janë edhe pasagjerët që udhëtojnë me furgonë, autouzë dhe makina private drejtuesit e të cilëve edhe janë pyetur për destinacionin.
Masat e marra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë të njëjta me ato që kemi parë gjatë protestave të opozitës vitin e kaluar.
Gazetari i Fax News, Sokol Dema raporton mbi atmosferën që është krijuar dhe pritet të zhvillohet në vijim në Bulevard, teksa ka nisur vendosja e rreth 15 monitorëve të mëdhenj që do të transmetojnë tubimin.
Rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në tubimin e sotëm që është thirrur nga Presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas Policisë, plani i masavave do të vendoset në zbatim gjatë pasditës ndërsa mësohet se do të krijohet një kordon me trupa të rendit përballë kryeministrisë.
Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe efektivët e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat”, si dhe Garda e Republikës, ndërsa do të vendoset edhe një perimetër sigurie përtej të cilit nuk do të lejoehn qytetarët.
Sipas Policisë masat janë marrë në kuadër të ruajtjes së institucioneve dhe rendit publik, ndërsa tubimi do të nisë në orën 17:00 ku parashikohet të ketë një pjesmarrje masive.
Mësohet se përveç godinës së kryeministrisë, do merren në mrojtje edhe institucionet e tjera shtetërore që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Tubimi ka një orar nisjeje por jo një orar fiks se kur do të përfundojë, ndërsa presidenca e ka njoftuar vazhdimisht si paqësor duke ftuar qytetarët të marrin me vete lule mimoze dhe flamuj kuqezi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)