Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me tubimin e sotëm të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, duke e konsideruar si “BesëLikja”, ndërsa thekson se nuk është as e re as pranverore!
Mqë tej Spiropali shprehet se ‘BesëLikja’ është klithma e zullumit që zien nga Reforma në Drejtësi duke shtuar gjithashtu se, ‘është frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës’
“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”, shkruan Spiropali në Tëitter.