10:47 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“A mund të jetë ky parlamenti juaj?” Meta nuk përmbahet para turmës: Është ilegjitim dhe antikushtetues

18:26 | 02/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“A mund të jetë ky parlamenti juaj?” Meta nuk përmbahet para turmës: Është ilegjitim dhe antikushtetues

Presidenti Ilir Meta në fjalimin e tij para turmës mbrëmjen e sotme ka deklaruar se se parlamenti është ilegjitimi, pasi është në shkelje të kushtetutës.

“Pse presidenti i drejtohet popullit sepse presidenti i shteroi të gjitha përpjekjet intitucionale për të parandaluar grushtin e shtetit.

Ai thirri popullin sepse pasuria kombëtare është ajo çka zoti u ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sistemi i drejtësisë është kapur nga fyti nga sekt anti-shtet sepse kemi sistem që godet të varfrit. Sepse financat publike po shteojnë dhe borxhet po rriten në mënyrë katastrofike.

A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend? A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore.  Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.

Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti. Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë.

Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit. Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve.

Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të vendit që nuk do të ndodhë kurrë. Nëse nga Kosova largohet 1 qytetar, nga Shqipëria largohen 5. Nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11.

Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent. Sipas Raportit të BB-së, brenda vitit Shqipëria ra me 19 vende sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe shteti ligjor. Qëllimisht, Shqipëria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese sepse në kokën e puçistëve ka vetëm një synim, kapjen me çdo kusht të shtetit dhe për ta mbrojtur për interesa korruptive dhe antikombëtare.”- tha Meta.

Etiketa: ilir metaparlamenti
Pas

LAJM I FUNDIT/ Vetëvaret në banesë 32-vjeçari, gjendet nga familjarët

Para

“E di çdo të thotë të vdesin prindërit e të mos i shohësh dot?”, Budina flet në manifestim: Nuk kam ardhur si mik i Ilir Metës

Para
“E di çdo të thotë të vdesin prindërit e të mos i shohësh dot?”, Budina flet në manifestim: Nuk kam ardhur si mik i Ilir Metës

“E di çdo të thotë të vdesin prindërit e të mos i shohësh dot?”, Budina flet në manifestim: Nuk kam ardhur si mik i Ilir Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.