Një nrast i paprecedentë është shënuar mesditën e djeshme në Shkupup ku një drejtuesi mjeti i është bërë shenjë nga policia rrugore që të ndalonte, por që ky i fundit është përballur me një të prapritur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shishovë i Komunës së Sarajit- Shkup ku një 31-vjeçar me inicialet E.SH., është arrestuar pasi ndaj tij ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndalojë. Megjithatë ai nuk ka zbatuar urdhrin, por përkundrazi ka nxjerr armën tip pistoletë dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër.
Pas kësaj, shumë shpejt personi në fjalë është kapur nga policia dhe është dërguar në stacion policorë në Bit Pazar, për procedure të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)