Greqia pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk kursen më asgjë për të detyruar refugjatët sirianë të mos zbarkojnë në tokën greke. Kështu policia dhe ushtria greke kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në drejtim të emigrantëve
Menjëherë pas këtyre akteve të dhunës kanë reaguar edhe autoritetet turke që flasin për 3 viktima mes refugjatëve. Autoriteret Turke thonë se:
“Greqia dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian që e konsiderojnë veten vende demokratike duhet të kenë të njëjtën qasje si ne për refugjatët. Duhet t’i përkrahin ata që i kanë te dera. Por shikojmë të kundërtën. Qëllojnë me armë në drejtim të refugjatëve. Deri tani kanë humbur jetën 3 prej tyre. Po ashtu pajisin me armë bujqit në zonë që t’i sulmojnë emigrantët”.
Prej 5 ditësh qindra mijëra refugjatë qëndrojnë në qiell të hapur me shpresën për të kaluar në tokën helene dhe më pas drejt vendeve në Perëndim. Por nga kushtet e vështira të motit, ata gjejnë si zgjidhje të ndezin zjarr për t’u ngrohur. Vihet re se numri i emigrantëve po shtohet nga ora në orë ndërsa edhe forcat greke në kufi kanë shtuar përpjekjet për t’i larguar. Ndërkohë në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë situata bëhet edhe më e rëndë.