Policia e Shtetit njpofton nisjen e procedimit penal ndaj dy nxënësve të shkollës “Janaq Kilica” për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar ngjarjen e djeshme në Fier.
Sipas bluve, të ndaluarit janë A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i Policisë:
Procedohen penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.
Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Rreth 60 persona shumica prej tyre nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ngritën alarmin ditën e djeshme pasi pësuan lëndime nga një helmim në ionstitucionin arsimor, ndërsa me dhjetra ambulanca mbërritën njëra pas tjetrës për të mbushur spitalin dhe deri më tani nuk ka konkluzione konkrete se nga çfarë ka ndodhur ngjarja.
Mëngjesin e sotëm nxënësit janë rikthyer në shkollë pasi kanë lënë të gjitha mjetet mësimore ditën e djeshme dhe janë larguar kush për në spital e kush për në banesat e tyre pas alarmit që tronditi vendin për disa orë me radhë pasi nuk kuptohej çfarë po ndodhte.
Mësohet se ata janë rikthyer për të marrë mjetet mësimore si dhe për të mësuar rreth fillimit të procesit mësimor pavarësisht se deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të nisë, e ndërsa nuk ka një vrsion përfundimtar për ngjarjen, në afërsi të shkollës janë parë forca policie.
Nbdërkohë mësohet se është mvbledhur këshilli pedagogjik i shkollës për të diskutuar nëse duhet të nisë procesi mësimor apo jo, nga ana tjetër prindërit janë shprehur tepër të alarmuar për fëmijët e tyre duke theksuar se kanë frikë ti ridërgojnë në institucion.
(F.GJ/FAXWEB.AL)