01:55 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi në Shqipëri ?

16:35 | 05/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shënohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, rëndohet bilanci i të prekurve në Itali

Nga Lutfi Dervishi

Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi?

Halli hallit nuk I ngjan. Nëse 80 vende të botës janë të shqetësuar dhe në panik për shkak të pranisë së koronavirusit, dhe 100 vende të tjera të shqetësuara se mund t’i kap koronavirusi, në Shqipëri shqetësimi është më i madh: pse nuk vjen koronavirusi këtu?

Ekspertët vendas dhe ata të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se duhet të kemi besim te autoritetet. Në anën tjetër vetë autoritetet i ka zënë paniku. Si ka mundësi që koronavirusi po bën kërdinë në Itali, ka mbërritur në Greqi, Maqedoni, Slloveni ka rrethuar Shqipërinë dhe nuk denjon të vijë këtu.

Autoritetet që kanë marrë masat për gjithçka duket janë krejt të papërgatitur t’I japin një përgjigje shterruese pyetjes: pse nuk vjen këtu koronavirusi?

Në Azinë e Largët, Japonia mbylli shkollat. Në Itali dje u mbyllën të gjithë shkollat. Në Tiranë një shkolle private që dha urdhër të mbyllej mësimi për dy javë I hoqën licensën.

A jemi ne më imunë se italianët? A kemi ne sistemin shëndetësor më të mirë se italianët?
Shqetësimi rritet për faktin se ne kemi viktima nga gripi i stinës, por nuk kemi një rast me koronavirus.

A thua funksionoi shtimi I masave në aeroporte dhe pikat e kalimit kufitar?

A thua koronavirusi u tremb nga deklarata e autoriteteve se jemi përgatitur me kohë dhe I kemi marrë të gjitha masat?

A thua është trembur koronavirusi nga debatet shkencore në studiot televizive?

A thua se ne lajmë duart më shpesh se italianët? A mos vallë pështyjmë më pak në publik? Njerëzve që kolliten në kafene, në stadium, në kongresin e partisë, në miting e manifestim ne vijojmë t’I themi: SHENDET!

Virologët, epidemologët, ekspertët bien dakord që ky virus nuk është më I rrezikshëm se viruset e stinës, por prap ky shpjegim nuk qetëson shpirtin e trazuar të njerëzve të shëndoshë, njerëzve të sëmurë dhe njerëzve të çmendur të këtij vendi.

I vetmi shpjegim i mundëshëm është shpjegimi shkencor. Shpjegimi duhet kërkuar jo tek llafollogjia, por tek biologjia, më saktë te teoria e evolucionit të Darvinit. Në betejën për mbijetesë fiton më i forti.
Koronavirusi – respekton hierarkinë.

Respekton virusin e stinës që këtu po bën kërdinë. Janë së paku tre të vdekur dhe të tre nën moshën 50 vjeç nga virusi I stinës. Mijëra të tjerë të “infektuar”. Por mbi të gjtha koronavirusi respekton virusin e çmendurisë, virus që këtu ka rrënjë, traditë dhe të ardhme të shkëlqyer.

Si mund të vij koronavirusi në një vend ku:

Më i çmenduri të duket normal?

Më i korruptuari të duket i ndershëm?

Më budalli të duket i mençur?

Më dembeli të duket më I zoti

Më gënjeshtari i sinqertë

Më punëtori më i humbur

Më i dituri, më injoranti
…
Ndryshe nga vendet e tjera që i ka zënë paniku se mund t’i kap koronavirusi ne duhet të gëzohemi ditën që do të regjistrojmë rastin e parë. Mund të jetë shenja e qartë se do të fillojmë të bëhemi vend normal.

P.S. mos vallë jemi treguar gjenial që kemi bërë deri më tani të kundërtën e asaj që ka bërë Kina dhe Italia duke izoluar virusin?! Virusi duke bredhur i lirë në trojet tona e ka humbur fuqinë për të hyrë në trupat tanë dhe vërtitet nga portalet në ekranet televizive! Medet!

Etiketa: koronavoruslutfi dervishi
Pas

Hashim Thaçi publikon një foto të dyshimtë me Adem Jasharin, pse dyshohet të jetë montazh

Para

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës miraton Strategjinë për vitin 2020 dhe cakton Presidencën e radhës

Para
Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës miraton Strategjinë për vitin 2020 dhe cakton Presidencën e radhës

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës miraton Strategjinë për vitin 2020 dhe cakton Presidencën e radhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.