22:49 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çudit opozita, thotë se do ta mbyllë sa më parë Reformën Zgjedhore, shtyn takimin (Çështja e nxehtë që do diskutohej)

09:47 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
4 përfaqësuesit e Reformës Zgjedhore gjejnë gjuhën mes tyre, për çfarë u ra sot dakord në parim

Edhe pse është më e interesuara për mbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, që sipas saj do të sjellë zgjedhje të parakohshme, opozita ka shtyrë takimin e sotëm të grupit të punës.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se PD ka kërkuar që të shtyhet për të hënën takimi që ishte parashikuar të mbahej sot mes grupit të 4 përfaqësuesve politikë, ndërsa në axhendën e diskutimit të sotëm ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Ky i fundit është një nga kërkesat e opozitës parlamentare, të përfaqësuar nga Rudina Hajdari, por që në heshtje duket se po kundërshtohet nga partitë më të mëdha politike.

Në një intervistë televizive mëngjesin e sotëm Rudina Hajdari se nuk e kishte pritur mirë shtyrjen e takimit dhe uroi që të mos kishte bojkot.

“Ka patur disa zhvillime momentet e fundit. Opozita e bashkuar e ka anuluar takimin e ditës së sotme, duke e shtyrë për të hënën. Nuk është mirë që të shtyhen takimet, pasi 15 marsi është javën tjetër. Ishte ditë e rëndësishme, sidomos për mua, duke qenë se sot do të flitej për ndryshimin e sistemit, por mbrëmë në darkë vonë erdhi njoftimi se do të shtyhet takimi.

Urojmë që të mos jetë bojkot, por ndihem e shqetësuar për këtë fakt sepse është hera e dytë që tema e ndryshimit të sistemit shtyhet. Duhet të kuptojmë që kjo reformë bëhet për shqiptarët dhe ashtu siç kemi dëgjuar propozimet e opozitës dhe kemi qenë të hapur, edhe opozita duhet të ketë durim dhe të dëgjojë propozimin e opozitës në Parlament dhe shqetësimet e saj”, deklaroi Hajdari.

Pavarësisht se palët kanë rënë dakord që të mbyllin Reformën në datën 15 Mars, duke parë ecurinë e saj, derimë tani, kjo duket e pamundur pasi ka ende shumë çështje të pazgjidhura mes palëve.

Vetë socialisti Gjiknuri disa ditë më parë nuk e përjashtoi mundësin që Reforma Zgjedhore të kalojë në Kuvend vetëm gjatë muajit Prill.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ndryshimi i sistemitreforma zgjedhore
Pas

Coronavirusi frikëson Ajaxin, izolohet ish futbollisti i Juventusit dhe Liverpoolit

Para

Gjesti i çuditshëm i Rooneyt, godet me shpullë futbollistin e Manchester United

Para
Gjesti i çuditshëm i Rooneyt, godet me shpullë futbollistin e Manchester United

Gjesti i çuditshëm i Rooneyt, godet me shpullë futbollistin e Manchester United

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.