Një tjetër proces gjyqësor është bllokuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, njëlloj si ai i dosjes “Shullazi”, është edhe ai i grabitjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur më 03 dhjetor të vitit 2015.
Në Apel të së Posaçmes këtë të premte është shtyrë seanca e 25-të, proces i nisur që në qershor të vitit 2019. Arsyet e shtyrjeve të shumta të gjyqeve në fjalë lidhen me mungesa të mbrojtësve apo edhe kërkesave të tyre për ndërrime të herë pas hershme të trupit gjykues, për shkak të konflikteve të interesit.
Pak ditë më vonë në KPK pritet të jepet vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni. Nëse kjo e fundit shkarkohet nga vettingu, mundësia që procesi në fjalë me të pandehur Dash Kupën, Ernest Kupën, Neim Avdylajn, Ditjon Memlikën, Admir Çerpjan, Fatjon Xhyliun, Dritan Sinanin dhe Aleksandër Muratajn, të shkojnë drejt lirimit për shkak të pamundësisë së marrjes përsipër nga asnjë gjyqtar dhe përfundimit të afateve të paraburgimit, i cili përkthehet në lirim të tyre.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor të pandehurin Dash Kupa duke e dënuar me 18 vjet burg, 17. 4 vite Ernest Kupën, Neim Avdylaj me 17.4 vite, Ditjon Memlika 8.6, Admir Cerpja 5.8, Fatjon Xhyliu 14 burg, Dritan Sinani 13.4 dhe Aleksandër Murataj me 12.8 vite burg.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post