Deputeti Lefter Maliqi ka mbajtur sot një konferencë nga kryesia e Kuvendit, ku ka kërkuar rikthimin e një vale protestash në vend, në mënyrë që të bëhet largimi i Ramës nga pushteti.
“Unë shpresoj që zonja ambasadore ta dojë Shqipërinë, aq shumë sa e duan edhe shqiptarët Amerikën. Toka e dytë e shqiptarëve, që dëshirojnë ta prekin pas atdheut të tyre është Amerika”, u shpreh Maliqi duke iu referuar polemikave që pasuan pas manifestimit të Metës në 2 Mars.
“Ndërkombëtarët duhet të distancohen nga ky person, pasi nuk ka qeveri që nuk iu bindet NATO-s dhe ndërkombëtarëve. Në këtë mandat të dyrtë të tij, jo vetëm që nuk vendosi rendin, por kemi vrasje, krime e shumë gjëra të tjera të rënda.
Çfarë duan më shumë ndërkombëtarët që të reagojnë? Ky njeri është mosmirënjohës ndaj nënës dhe gruas, shokët e vetë i ka hedhur në rrugë dhe më pas i arrestoi.
Si ti besosh këtij njeriu që futi si kryebashkiak njerëz që kanë qenë të arrestuar për vrasje. Si mund ti besosh këtij njeriu që vetëm ka mashtruar?”, u shpreh mes të tjerave Maliqi.
Maliqi tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha në 2017-tën, ndërkohë që e ka vrarë dhe demokracinë e brendshme në PS.
Deputeti i opozitës tha se me largimin e Ramës do të shpëtonin edhe socialistët e thjeshtë dhe të zhgënjyer, që nuk gjejnë përfaqësim në qeverisjen e Rilindjes.
“E keni parë këtë të flliqur që thotë se nuk ka lekë, që e ka ballin e skuqur nga kruajtjet e drogës”, u shpreh mes të tjerave Maliqi.