Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emison “Zonë e Lirë”, ku u dikutan përlasjet Rama Meta.
Në një moment, analisti Arjan Çuri ka treguar se një ministër i qeverisë Rama hyn dhe del përditë në Presidencë që të bindë Metën të tërhiqet.
“Është një ministër i Ramës që hyn dhe del në Presidencë dhe bën negociata që këta (Meta) të tërhiqen”, tha Çuri por nuk tregoi emër. Ndërkohë, menjëherë ndërhyri moderatori Arian Çani që zbuloi kush është ministri.
“Është tigri. Tigri, kështu e njohin”– tha Arian Çani, ndërsa Vasili mohoi duke shtuar se po gabonin.