Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Një person ka tentuar të vrasë gruan e tij gjatë një konflikti mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Burri me inicialet A.H, rreth 40-vjeç ka qëlluar gruan e tij me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Më pas ai ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u varur në litar, por është shpëtuar në kohë nga një prej fqinjëve që ka ndërhyrë duke prerë litarin.
E gjithë ngjarja tronditëse ka ndodhur të sytë e dy vajzave të çiftit.
Mësohet se gruaja është transportuar drejt spitalit të Durrësit në gjendje kritike për jetën, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lokale.
Pak ditë më parë, Durrësi u trondit nga një tjetër krim brenda familjes, ku burri vrau në publik bashkëshorten e tij.
(E.K/Faxweb.al)