Prekjes nga koronavirusi nuk i ka shpëtuar as një prej truprojave të Matteo Salvinin në Itali.
Vetë kreu i Lega Nord ka reaguar pasi lajmi u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat italiane, duke thënë se ishte shumë mirë me shëndet. Salvini tha se e dinte mirë që shumë persona do ta
“Jam shumë mirë, nuk kam patur kontakte me atë polic. Ata që urojnë vdekjen time përmes postimeve në rrjetet sociale nuk meritojnë gjë tjetër vetëm se një buzëqeshje”, shprehet ai.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio duke thënë se është koha që të gjithë të jenë të bashkuar në këtë situatë.
“Uroj që ai të bëhet mirë. Kjo është një siutuatë në të cilën duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë deklarata të kujdesshme”, u shpreh ai.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 3 916, ndërsa ai i të vdekurve u ngrit në 197 të tillë. Italia ka shpallur emergjencën kombëtare për koronavirusin, ku janë mbyllur deri në mes të muajit Mars shkollat dhe Universitetet.
Po ashtu pjesërisht janë mbyllur edhe muzetë, dhe destinacione të tjera turistike, që është dhe një nga sektorët më të prekur nga përhapja e COVID-19.
(E.K/Faxweb.al)