Një mjet i tonazhit të rëndë tip trajler ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset anësore në segmentin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit, ndërsa nuk raportohet fatmirësisht për persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të urës me harqe e njohur si “Ura e Zogut”.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë ku drejtuesi i trajlerit ka humbur kontrollin e mjetit.
Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qenë i frikshëm por pa dëme në njerëz ndërsa ka pasur pasoja të konsiderueshme materiale.
Njëra prej korsive të autostradës është bllokuar si pasojë e aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)